Ferizaj, bien nga kati i katërt dy vajza, humb jetën 15-vjeçarja

Ferizaj, bien nga kati i katërt dy vajza, humb jetën 15-vjeçarja

Mbrëmjen e së shtunës një rast i rënë ka ndodhur në Ferizaj, ku dy vajza kanë rënë nga katërt i katërt i një objekti banesor dhe për pasojë njëra prej tyre ka humbur jetën.

Policia në Ferizaj konfirmoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Sandër Prosi”.


“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjeçare. Policia Rajonale e Ferizajt, hetuesit dhe krim teknikët rajonalë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, thanë nga policia.

Vajza 18-vjeçare është duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lexo edhe

Video