Ferizaj, arrestohet një person që shtiu me armë zjarri në ahengun familjar

Ferizaj, arrestohet një person që shtiu me armë zjarri në ahengun familjar

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një pëson pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti kishte ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën “Epopeja e Jezercit”.


Policia tek i dyshuari me inicialet V.A. (36) ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore. Rasti është cilësuar mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorimi i armës.

Lexo edhe

Video