Ferdinand tregon se është në probleme me disa nga agjentët e lojtarëve të Manchester United

Ferdinand tregon se është në probleme me disa nga agjentët e lojtarëve të Manchester United

Legjenda e Manchester United Rio Ferdinand ka qenë vazhdimisht kritikë për lojtarët momental të “Djajve të Kuq”, sjellje kjo që e ka futur në probleme me disa nga agjentët e tyre.

Ferdinand ka treguar se disa nga agjentët e lojtarëve të United i kanë kërkuar atij që të ndalojë kritikat mbi formën e dobët të klientëve të tyre, përcjell KosovaPress.

Ferdinand, i cili është njëri nga legjendat e “Old Traffordit”, nuk është frikësuar që të kritikojë yjet momental të United për paraqitjet e tyre të dobëta këtë sezon.


Vikendin që lamë pas, Ferdinand ishte njëri nga ish-lojtarët e Manchester United, duke përfshirë këtu Paul Scholes dhe Roy Keane, që dënoi dhe akuzoi rëndë lojtarët për humbjen e tyre me rezultat 4:1 kundër Manchester Cityt.

Ndërkaq, tani në një intervistë për “Vibe with Five”, Ferdinand tregoi se së fundmi ka pranuar thirrje nga disa agjentë të lojtarëve, ku këta të fundit kërkuan që të ulen kritikat ndaj tyre.

“Numri i thirrjeve që pranoj nga agjentët duke thënë që nuk mund ta them këtë gjë, ose pse je duke kritikuar është i madh. Nëse do isha duke u treguar i keq ose personal, duke thënë gjëra personale për këta lojtarë, do të pranoja thirrjen dhe to të kërkoja falje”, Ferdinand.

“Por nuk kërkojë falje për gjëra që janë të vërteta. Nuk kërkoj falje pse e shikoj në mënyrë taktike ndeshjen, dhe mendoj se këta lojtarë mund të bëjnë më mirë në fushë”, shtoi ish-legjenda e United.

Lexo edhe

Video