Ferdinand shpjegon se si mbeti i shtangur pasi vizitoi shtëpinë e Ronaldos – video

Ferdinand shpjegon se si mbeti i shtangur pasi vizitoi shtëpinë e Ronaldos – video

Cristiano Ronaldo ka një mentalitet elitar si askush tjetër, ku dëshira e yllit portugez për të qenë më i miri është absolutisht befasuese.

Ronaldo stërvitet shumë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të gjitha kohërave.

Komentet e Rio Ferdinand për Ronaldon në shtator të vitit 2021 tregojnë se sa e pabesueshme është etika e punës e Ronaldos, përcjell KosovaPress.


Dyshja ishin bashkëlojtarë te United për gjashtë vite, dhe Ferdinand dha një pasqyrë të mentalitetit të pakrahasueshëm të Ronaldos në një bisedë me ish-kampionin e peshave të rënda, Anthony Joshua.

Joshua i kërkoi Ferdinandit të përmendte lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

Ferdinand u përgjigj me Ronaldon, përpara se të diskutonte dëshirën e tij ‘të pamëshirshme’ për të qenë më i miri.

Videon në fjalë e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video