Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ferat Shala në odat e Drenicës: Ne ua kemi borxh të rinjve një jetë më të mirë

Ferat Shala në odat e Drenicës: Ne ua kemi borxh të rinjve një jetë më të mirë

Kandidati për deputet në Kuvendin e ri të Kosovës nga radhët e PDK-së Ferat Shala së bashku me kolegët e tij Memli Krasniqin dhe Petrit Hajdarin kanë mbajtur një takim me të rinjtë drenicakë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shteti ua ka borxh të rinjve që t’u krijojë një jetë të dinjitetshme dhe duke iu siguruar një të ardhme të ndritur.

“Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtet-formuese të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Ferati.

Postimi i plotë:


Odat e Drenicës gjithmonë kanë shërbyer si vende ku rinia është takuar dhe ka shpallur idealet dhe aspiratat e saj.

Bashkë me kolegët e mi, Memli Krasniqin dhe Petrit Hajdarin, mbrëmë i dëgjuam zërat plot sinqeritetin të të rinjve drenicas.

Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtet-formuese të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne ua kemi borxh këtyre të rinjve një jetë më të mirë, një shtet që i trajton me dinjitet dhe ua siguron një të ardhme më të ndritur.

#Rimëkëmbje #FeratShala14

Lexo edhe

Video

error: