Fejzi Kiqina takohet me banorët e lagjeve Feronikeli dhe Drenasi 2

Fejzi Kiqina takohet me banorët e lagjeve Feronikeli dhe Drenasi 2

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet komunale të 17 tetorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Drenasit Fejzi Kiqina ka vizituar sonte banorët e lagjeve Feronikeli dhe Drenasi 2.

“Entuziazmin e fitores së madhe për Drenasin, e hasëm sonte edhe te banorët e lagjeve Feronikeli dhe Drenasi 2. Përkundër halleve që i preokuponin, dëshira e gatishmëria për ndryshim nuk mungonte mes tyre”, shkruan Kiqina në Facebook.


Kiqina gjatë këtyre vizitave ishte i shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit, Ardian Gola, i cili shprehu mbështetjen e tij për projektet komunale, të cilat ndikojnë direkt në jetën e njerëzve.

“Ne nuk do të ndalemi, sepse populli po e kërkon ndryshimin. Prandaj, i ftojmë të gjithë të bashkohen në fitoren tonë, sepse bashkë me popullin do të qeverisim!”, është shprehur Kiqina.

Lexo edhe

Video

error: