Federico Chiesa do të operohet të dielën

Federico Chiesa do të operohet të dielën

Ylli i Juventusit dhe Italisë, Federico Chiesa do të ketë një operacion të dielën në ligamentin e tij të gjurit.

Ai pësoi lëndimin 10 ditë më parë gjatë fitores 4-3 në Serie A ndaj Romës në “Stadio Olimpico”.

Pavarësisht se diagnoza erdhi menjëherë, ai ende nuk i është nënshtruar operimit, transmeton KosovaPress.


Chiesa duhej të bënte operacionin javën e kaluar, por ai u vonua për arsye të ndryshme, më të fundit ishin simptomat e gripit me shumë temperaturë.

Natyrisht, kishte shqetësime se ai mund të ishte infektuar me Covid-19, por rezultoi negativ në testet e bëra.

Sipas “Tuttosport”, ai tani është rikuperuar, do të lejohet të udhëtojë dhe do të operohet të dielën në Austri.

Ai pritet të jetë jashtë fushës për të paktën gjashtë deri në tetë muaj.

Lexo edhe

Video