Federata italiane e futbollit po planifikon hapjen e stadiumeve për tifozë

Federata italiane e futbollit po planifikon hapjen e stadiumeve për tifozë

FIGC shpreosn që t’i rikthejë tifozët në stadiume tashmë për Kampionatin Evropian këtë verë, me një aplikacion i cili do të edentifikonte testin negativ për Covid-19.

Federata Italiane po lëviz për të rihapur “Olimipco” në Romë për Euro 2020 dhe sipas “La Repubblica”, një aplikacion i quajtur ‘Mitiga’ duhet të nisë këtë javë.

Gazeta raporton se aplikacioni do të punojë si një mjet për të regjistruar testet e shtupave dhe vaksinat për mbajtësit e biletave të tre ndeshjeve në stadiumin kombëtar.


Italia luan me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin në fazën e grupeve, para se “Olimpico” të presë çerekfinalen më 3 korrik, përcjellë KosovaPress.

Presidenti Gabriele Gravina pret qeverinë italiane kur “Azzurrit” të kthehen nga Lituania.

Vendimi mbi mundësinë e hapjes pjesërisht të “Olimpicos” do të merret, sipas “La Repubblica”, më 7 Prill.

Lexo edhe

Video