Federata Evropiane e Xhudos për Nora Gjakovën: Nga një ekip i vogël, në majat e botës

Federata Evropiane e Xhudos për Nora Gjakovën: Nga një ekip i vogël, në majat e botës

Federata Evropiane e Xhudos vazhdon të ketë në vëmendje sukseset e jashtëzakonshme të arritura nga ekipi i Kosovës në xhudo.

Pas artikullit për xhudisten Distria Krasniqi, kjo federatë i ka kushtuar një shkrim special edhe xhudistes tjetër nga Kosova Nora Gjakova e cila po ashtu fitoi medaljen olimpike në Tokio 2020.

Për 29 vjeçaren, shkrimi thotë se përkundër se ajo vjen nga një ekip dhe një shtet i vogël si Kosova, ajo ia doli që të pushtojë botën me punën e saj, përcjellë KosovaPress.


“Ky kampion olimpik ishte një dekadë në krijim. Nora GJAKOVA ka qenë e vendosur në radarin tonë për shumë vite si pjesë e ekipit të vogël por të fuqishëm të Kosovës. Jo vetëm që 29-vjeçarja mori medaljen e saj të parë botërore, por dominoi duke marrë edhe medaljen e saj olimpike”, thuhet në artikullin e EJU-së.

“Suksesi i saj i jashtëzakonshëm e ka lejuar atë të ngjitet në gradë dhe të përfundojë olimpiadën e saj si numri një në renditjen botërore. Ajo i bashkohet bashkëlojtares së saj Distria Krasniqi si sportiste numër një në botë në këtë sport”, përfundoi ky shkrim.

Kujtojmë se së fundit, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, së bashku edhe me trajnerin e tyre Driton Kuka janë shpallur më të mirë në botë në xhudo.

Lexo edhe

Video