Federata e Motoçiklizmit të Kosovës (FMKS) tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit (FIM). Kryetari i kësaj federate, Nuhi Lugaxhiu ka bërë të ditur në një konferencë për media se 83 nga 121 shtete pjesëmarrëse në asamblenë e kësaj federate kanë votuar pro Kosovës për këtë anëtarësim.
Ai ka thënë se ky sukses vjen pas një pune të madhe nga federata dhe institucionet tjera sportive në Kosovë.
Lugaxhiu ka shtuar se me këtë rast, Kosovës dhe sportistëve të këtij sporti u hapen rrugë të reja për të garuar të barabartë me të gjitha shtete tjera.
“Me këtë rast Kosovës dhe gjithë sportistëve dhe sportdashësve iu është hapur një derë më shumë dhe një rrugë më e rëndësishme sepse Kosova gjithmonë do të përfaqësohet me flamurin e saj në gara ndërkombëtare dhe botërore”, theksoi ai.“Jo, nuk mund të them që ka pasur iniciativa të tilla që ta pengojnë, më shumë ka qenë ideja që ta pranojnë se një shtet i bogël edhe gjatë diskutimit atje me presidentin e FIM-it që Kosova ka qenë një shtet i vogël mirëpo me kapacitete të mëdha”, ka thënë
Ai ka bërë të ditur se në procesin e lobimit janë mbështetur nga Komiteti Olimpik, Ministria e Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.