Federata e Boksit kërkon nga kuvendet komunale ndihmë për boksierët

Federata e Boksit kërkon nga kuvendet komunale ndihmë për boksierët

Federata e Boksit të Kosovës ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhjen e rregullt të bordit.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar shumë çështje, e në fokus kane qenë boksierët gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Gjithashtu, Federata e Boksit të Kosovës e ka paraparë që garat të fillojnë me turneun “Lah Nimani”, i cili pritet të mbahet në fund të qershorit ose në muajin korrik.

Ja komunikata e plotë:

1.Bordi i Federatës së boksit ka analizuar të gjitha aspektet e gjendjes aktuale dhe sipas situates qe është , ka konstatuar se boksi si sport Individual ka rrezikshmëri me te vogël për fillimin e stërvitjeve. Bordi i FboxK ka marr vendim qe në koordinim me MKRS dhe duke respektuar rekomandimet e Institutit te Shëndetit Publik dhe Ministrisë se Shëndetësisë gradualisht të rikthehemi në stërvitjet e rregullta në objektet sportive dhe në ambiente te hapura që boksierët të fitojnë formën e duhur për vazhdimin e garave.


Federata e Boksit ka paraparë që boksierët cilësor reprezentuesit (djem dhe vajza) ti dërgoi në përgatitje te përbashkëta bazike (bjeshkë).

Po ashtu bordi i FboxK ka parape që garat të fillojnë me turneu “Lah Nimani” i cili do të mbahet ne fund të qershorit ose në korrik krejt varet prej tejkalimin e kësaj situate qe ndodhemi tani.

FboxK ne bashkëpunim me klubet do te përpiloj kalendarin e ri për garat vendore, ndërsa për garat ndërkombëtare do te presim njoftimin nga federata ndërkombëtare e boksit Evropiane EABA dhe botërore AIBA, që kanë ndërprerë të gjitha garat ndërkombëtare deri me 20 gusht 2020.

2.FboxK kërkon nga Kuvendet Komunale , që në afat sa më të shkurtër kohor , ti mbështesë financiarisht klubet e boksit, për ta kaluar këtë gjendje shumë të vështirë , që ka ndikuar në mbarëvajtjen dhe ekzistencën e klubeve tona .

Në vijim të këtyre ditëve të vështira, kërkojmë nga sportistë dhe sugjerojmë të kenë kujdes maksimal ndaj shëndetit dhe sigurisë. Shëndeti juaj është shumë i çmueshëm, ndaj përpiquni që në mënyrën më të mirë të ruani distancën në mes veti siç është e parapare nga Instituti i Shëndetësisë

Bordi I Federatës së Boksit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në boksin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja.

Lexo edhe

error: