Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

FC Drita udhëton drejt Turqisë

FC Drita udhëton drejt Turqisë

Klubi gjilanas Drita ka udhëtuar sot drejt Turqisë, për të vazhduar seancat parapërgatitore për sezonin pranveror.

Që nga data 6 janar, Drita ka filluar përgatitjet për edicionin pranveror, dhe sot kanë udhëtuar drejt Antalyas, ku do të zhvillojnë përgatitjet e fundit, përcjell KosovaPress.


Klubi ka në program të zhvillojë tri ndeshje miqësore, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Prishtinën në kuadër të Superkupës së Kosovës, ku po ashtu është ndeshja e parë zyrtare ku dy ekipe kosovare zhvillojnë një finale jashtë shtetit.

Finalja e Superkupës do të zhvillohet më 23 janar, ndërsa për kundërshtarët e tjerë së bashku me data të ndeshjeve, do të njoftohemi nga vetë klubi i Dritës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: