Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

FC Ballkani kundër gjyqtarit Shpëtim Murtezi: Po shqyrtojmë bojkotimin e ndeshjes me Prishtinën

FC Ballkani kundër gjyqtarit Shpëtim Murtezi: Po shqyrtojmë bojkotimin e ndeshjes me Prishtinën

Klubi i futbollit FC Ballkani, ka reaguar ndaj vendimit të FFK-së për delegimin e gjyqtarit Shpëtim Murtezit në derbin me Prishtinën që pritet të zhvillohet nesër.

FC Ballkani potencon se ndaj gjyqtarit të lartpërmendur ka ushtruar ankesë, dhe pavarësisht kësaj FFK prapë ka vendosur të delegojë të njëjtin.

FC Ballkani përmes një njoftimi ka paralajmëruar se i lartpërmenduri nuk është i mirëpritur në Suharekë pasi me veprimet e tij ka irrituar tifozët dhe dashamiret e FC Ballkani.

“Andaj në si klub nuk mund të garantojmë sigurinë e tij pasi qe me veprimin, apo mos veprimin e tij e ka pru punën qe të mos jetë i dëshiruar në Suharekë’, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ky është reagimi i plot i FC Ballkanit:

Njoftim për media dhe opinionin sportdashes.


Klubi i futbollit FC Ballkani ne vitet e fundit falë angazhimit profesional dhe përkushtimit të madh është shndërruar ne klub model për organizim funksional dhe sportiv.

FC Ballkani me të drejt dhe për shkaqe objektive ka kërkuar nga organi kompetent (FFK) të mos i delegojë disa gjyqtarë kur në zhvillojmë ndeshje pasi qe në disa raste na kanë dëmtuar, njëri nga ata është z. Shpëtim Murtezi i cili tashme dihet qe me ngathtësinë e tij, apo mungesës së kompetencës njohurive, ose shkaqeve të tjera ka dëmtuar Klubin tonë në ndeshjen e 1/8 e finales KF Llapi- FC  Ballkani për kupë po ashtu pas 2 xhirove në kuadër të kampionatit pikërisht me të njëjtin kundërshtar dhe të njejtin lokacion.

I lartpërmenduri nuk është i mirëpritur në Suharekë pasi qe me veprimet e tij ka irrituar tifozët dhe dashamiret e FC Ballkani, andaj në si klub nuk mund të garantojmë sigurinë e tij pasi qe me veprimin, apo mos veprimin e tij e ka pru punën qe të mos jetë i dëshiruar në Suharekë.

Këto shqetësime në i kemi adresuar me shkrim me datën 17.03.2021, si dhe me 01.04.2021 por siç duket ka hasur në vesh të shurdher.

Është për t’u çuditur si është e mundur qe në krye ndeshjen e javes të mos përfshihen gjyqtaret si Genc Nuza ose Dardan Çaka etj…

Kryesia e klubit është duke shqyrtuar mundësinë qe të bojkotojë këtë gjyqtar duke mos u paraqit fare në lojë. Tifozëve dhe dashamireve i’u kërkojmë falje për këto shqetësime, por vërtet jemi thellësisht të shqetësuar me këto veprime të fundit kur gara po hyn ne finishin e saj .

Lexo edhe

Video

error: