FBK publikon vendimin me ndryshimet e bëra në dënimet për Pejën

FBK publikon vendimin me ndryshimet e bëra në dënimet për Pejën

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar vendimin sipas të cilit janë bërë ndryshime nga vendimi paraprak mbi dënimet që iu shqiptuan klubit të basketbollit Peja.

Dënimi me 6000 euro dhe dy ndeshje pa prezencë të tifozëve erdhi për shkak të incidenteve me tifozë që ndodhën gjatë ndeshjes me Trepçën, vendim ky që u ankimua nga KB Peja të cilët gjithashtu paralajmëruar se nuk do ta zhvillojnë ndeshjen e katërt ndaj Trepçës, transmeton KosovaPress.

Ankesa e Pejës u pranua pjesërisht nga Komisioni i Garave brenda FBK-së. Dënimi në të holla është zbritur në 3000 kurse dy ndeshjet e radhës Peja do t’i zhvilloje më 25 përqind të kapacitetit të sallës me tifozë.

Pas këtij vendimi të FBK-së, KB Peja, përmes drejtorit sportiv Arber Elshani ka bërë të ditur se do të luajë sfidën e radhës kundër mitrovicasve.


Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:30.

Ky është vendimi i FBK-së:

Bazuar në Rregulloren mbi Punën e Komisionit Arbitrar të Federatës së Basketbollit (FBK), të datës 19.02.2017, Rregulloren Disiplinore të FBK-së të datës 06.09.2008, dhe Propozicionet e Garave të FBK-së të datës 01.07.2021, si dhe në bazë të Ankesës së KB Peja të datës 17.05.2022, Komisioni Arbitrar i FBK-së, me datë 18.05.2022 merr ketë:

V E N D I M

  1. Shpallet e PRANUESHME Ankesa e KB Peja e datës 17.05.2022;
  2. APROVOHET PJESËRISHT Ankesa e KB Peja e datës 17.05.2022;
  3. NDRYSHOHET Pika 10 e Dispozitivit të Vendimit të Komesarit të Garave datës 16.05.2022, duke e zëvendësuar tekstin e kësaj pike me sa vijon:

KB Peja, konform Nenit 49.13 të PG dënohet me 3.000 euro dhe me 2 ndeshje me prezencë të kufizuar të shikueseve prej 25% të kapacitetit të tribunave në palestrën e KB Peja. Në fushë (parket) do të lejohen vetëm 20 persona nga FBK, nga 21 persona në bankat e ekipeve për secilin ekip, dhe nga 10 zyrtarë të ekipeve për secilin ekip, të cilët paraprakisht do të identifikohen nga ekipet përkatëse me emër, mbiemër dhe numër personal. 

  1. MBETET NË FUQI pjesa tjetër e Vendimit të Komesarit të Garave i datës 16.05.2022.

Lexo edhe

Video