Fazliu ndalet në çerekfinale

Fazliu ndalet në çerekfinale

Përfundon ëndrra për medalje e Laura Fazliut.

Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale nga kinezja Junxia Yang, në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, përcjell KosovaPress.


Yang arriti të mposhtë Fazliun, vetëm për tu kualifikuar për në gjysmëfinale, kurse xhudistja kosovare Fazliu është eliminuar nga “Grand Slami” i xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Tani në garë për Kosovën për të siguruar medalje janë Akil Gjakova, i cili ka përballje sot, dhe Loriana Kuka që do të ndeshet nesër.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.