Fauci tregon kur mund të fillojë vaksinimi masiv në SHBA

Fauci tregon kur mund të fillojë vaksinimi masiv në SHBA

Vaksinimi masiv i amerikanëve mund të fillojë në mars të vitit të ardhshëm, tha eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci.

Fauci beson se midis 70 dhe 75 për qind e amerikanëve duhet të vaksinohen në mënyrë që të imunizojnë popullsinë.

“Aktualisht, ne vaksinojmë ata që ndodhen në vijën e frontit, të cilët kryesisht merren me pacientë, mjekë dhe punëtorë mjekësorë, pastaj kalojmë tek ata që i përkasin grupeve të rrezikut, por për të ardhur në përfundimin se të gjithë mund të vaksinohen pa pritur përparësi, mendoj se kjo do të jetë në mars ose prill 2021”, tha ai.


Sipas tij, do të duhen disa muaj që 75% e popullsisë të vaksinohen dhe se jeta mund të kthehet në normalitet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Fauci (80) beson se Amerika “është ende duke pritur për më të keqen” pas pushimeve.

“Ne mund të shohim pas Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, një valë e re. Ne jemi në një situatë shumë kritike për momentin dhe është e vështirë të parandalosh njerëzit që të mblidhen për pushime,” tha ai.

Fauci mori vaksinën në Institutin Kombëtar të Shëndetit (NIH) dhe e gjithë ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në televizionin kombëtar si pjesë e një përpjekjeje për të bindur amerikanët se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Lexo edhe

Video