Fauci: SHBA nuk do të vendos bllokadë, por gjërat do të përkeqësohen

Fauci: SHBA nuk do të vendos bllokadë, por gjërat do të përkeqësohen

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive dhe këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, deklaroi sot se nuk pret që Shtetet e Bashkuara të rivendosin bllokimin pavarësisht rrezikut në rritje të infeksionit COVID-19 të shkaktuara nga varianti delta.

“Unë nuk mendoj se ne do të përjetojmë bllokada. Mendoj se ne kemi një përqindje të mjaftueshme të njerëzve në vend, jo aq sa për të shuar epideminë, por besoj mjaftueshëm për të mos na lejuar të hyjmë në situatën në të cilën ishim dimrin e kaluar. Por gjërat do të përkeqësohen,”paralajmëroi Fauci për ABC News.

Ai vuri në dukje se mesatarja e shtatë ditëve është rritur ndjeshëm dhe se fakti është se ka 100 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që plotësojnë kushtet për vaksinim, dhe që nuk janë të vaksinuar.


“Ne kemi pika të nxehta midis të pa vaksinuarve,” shtoi ai.

Nga pikëpamja e sëmundjes, shtrimit në spital, vuajtjeve dhe vdekjes, të pa vaksinuarit janë shumë më të prekshëm, pasi të vaksinuarit mbrohen kryesisht nga format e rënda të sëmundjes, tha Fauci.

Fauci përsëriti se të pa vaksinuarit mundësojnë përhapjen e epidemisë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: