Fauci: Racizmi prek njerëz me ngjyra të tjera të lëkurës

Fauci: Racizmi prek njerëz me ngjyra të tjera të lëkurës

Epidemiologu kryesor në SHBA, Anthony Fauci, tha sot se “efektet e padiskutueshme të racizmit” kanë çuar në ndryshime të papranueshme shëndetësore që prekin veçanërisht afro-amerikanët, hispanikët dhe amerikanët vendas në mes të pandemisë COVID-19.

“Virusi korona ka ekspozuar të metat e shoqërisë sonë”, tha Fauci, raporton AP.

Ai tha se shumë anëtarë të grupeve të komuniteteve bëjnë punë në të cilat ata mund të jenë më të ekspozuar ndaj virusit korona.


Fauci shtoi se prandaj, disa prej tyre kanë më shumë të ngjarë të infektohen për shkak të problemeve mjekësore të tilla si hipertensioni, sëmundjet kronike të mushkërive, diabeti ose mbipesha.

“Shumë pak nga këto bashkë-sëmundje kanë një përcaktues racor. Pothuajse gjithçka lidhet me përcaktuesit shoqërorë në lidhje me shëndetin dhe që vijnë nga kushte të pafavorshme në të cilat disa njerëz kanë ngjyra të ndryshme të lëkurës që nga lindja, dhe ato kanë të bëjnë me disponueshmërinë e ushqimit adekuat, qasjen në kujdesin shëndetësor dhe efektin e padiskutueshëm të racizmit në shoqërinë tonë,” tha Fauci.

Ai shtoi se sapo shoqëria të kthehet “në një formë të normalitetit, njerëzit nuk duhet të harrojnë se sëmundjet infektive ndikuan në disproporcionin e njerëzve të shtruar në spital dhe vranë njerëz me ngjyra të tjera të lëkurës.

Lexo edhe

Video

error: