Fauci: Përhapja e omicron do të ushtrojë presion mbi spitalet
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Eksperti amerikan me ndikim për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, deklaroi se përhapja e mëtejshme e omicron do të sjellë presion në rritje në spitale, megjithëse hulumtimet e hershme tregojnë se ky variant i virusit shkakton një pasqyrë klinike më të butë te njerëzit e infektuar.

"Problemi është se kur keni kaq shumë infeksione të reja, edhe pse shkalla e shtrimit në spital është më e ulët tek ata të infektuar me variantin omicron sesa tek ata të infektuar me variantin delta, ekziston ende rreziku që të keni më shumë shtrime," tha Fauci në një intervistë për CNN, raporton Reuters.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se lloji omicron është i pranishëm në 58.6 për qind të të infektuarve me një nga variantet ekzistuese të koronavirusit që ka qarkulluar në Shtetet e Bashkuara që nga 25 dhjetori.

Shfaqja e papritur e omicron solli një numër rekord të rasteve me COVID-19 në shumë vende, andaj festimet e Vitit të Ri kaluan me masa më të rëndësishme kufizuese.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024