Faton Peci, ministri i parë që viziton Komunën e Prizrenit

Faton Peci, ministri i parë që viziton Komunën e Prizrenit

Është hera e parë që një ministër e ka vizituar Komunën e Prizrenit, prej se Shaqir Totaj ka marrë mandatin e Kryetarit të Prizrenit.

Totaj priti sot ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me të cilin biseduan për zhvillimin e bujqësisë në Prizren, si dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj në qytetin tonë.


Me këtë rast, ministri Peci tha se në emër të Qeverisë e të Ministrisë që ai drejton, është i interesuar ta shfrytëzojë potencialin zhvillimor të Prizrenit dhe se për shkak të sigurisë së ushqimeve, kjo duhet bërë në partneritet me qeverinë lokale.

Bashkë me ministrin Peci, kryetari Totaj, u zotua se përkrahja e fermerëve nuk do të mungojë.

Lexo edhe

Video