Faton Jakupi premton mbështetje për bizneset

Faton Jakupi premton mbështetje për bizneset

Kandidati për kryetar të Kamenicës që vie nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Faton Jakupi ka vizituar fabrikën e ujit “Zajqeci”.

Ai ka thënë se kjo fabrikë është histori suksesi në këtë komunë.

Jakupi ka premtuar se me të marrë qeverisjen e kësaj komune do të mbështetë bizneset dhe se do të krijojë lehtësira për to.

Postimi i plotë:

Kush në Kosovë nuk ka dëgjuar për ujin ‘Zajqeci’ ?

Kjo fabrikë që drejtohet nga Rrahim Imeri është një histori suksesi në komunën tonë dhe tregues se me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë.


23 familje marrin pagë nga kjo fabrikë.

Biznese të tilla i kanë munguar Dardanës.

Gjatë mandatit tim 4 vjeçar do të mbështes bizneset duke u krijuar sa më shumë lehtësira.

Dardanës i duhet edhe disa biznese të tjera, që do ta zhvillojnë ekonominë e komunës, krijojnë vende të reja pune e sigurojnë mirëqenie.

Bashkë dhe ndershëm!

✅121

Lexo edhe

Video

error: