Fara magnetike lufton kancerin e gjirit

Fara magnetike lufton kancerin e gjirit

Mijëra gra kudo në botë që i nënshtrohen operacioneve të gjirit mund ta kursejnë veten nga operacionet e përsëritura në gji falë një fare të vogël magnetike që vendoset në tumorin e tyre.

Pajisja pioniere, më e vogël se kokrra e orizit, vepron si shënues brenda gjirit duke i ndihmuar mjekët që të dallojnë shpejt kancerin e përsëritur.

Aktualisht, gratë që i nënshtrohen kancerit të gjirit kanë deri në 25 për qind mundësinë që të kenë nevojë për një operacion vijues.


Por vetëm gjashtë për qind e pacientëve duke pasur parasysh implantin e farës magnetike kanë nevojë për një procedurë të dytë, pasi ndihmon në përmirësimin e saktësisë gjatë operacionit fillestar duke mos pasur nevojë për një operacion të përsëritshëm.

Gjatë operacioneve fillestare në kancer të gjirit vendoset një tel që fillon nga gjoksi dhe mund të lëvizë disa centimetra para operacionit duke lënë që të nënkuptohet se ka nevojë për një kirurgji të mëtejshme, ndërsa me anë të farës magnetike kjo nuk lëviz aspak.

Fara magnetike definitivisht e bën këtë më të saktë, kështu që një kirurg mund të jetë i sigurt që ata janë në vendin e duhur, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

Video

error: