Familjeve nevojtare në Prishtinë pritet t’u dërgohet ushqimi në shtëpi

Për shkak të përhapjes në masë më të madhe të koronavirusit në vendin tonë, janë ndërmarr masa të reja. Me këtë rast, Komuna e Prishtinës me vendimin e ri rifillon shpërndarjen e shujtave të ngrohta me orar të zgjatur, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga pandemia COVID-19.

Shujtat shërbehen nga ora 11:00 deri më 17:00, në Tophane dhe Aktash të Prishtinës. KosovaPress gjatë ditës së sotme vizitoi këto pika, ku pa se një numër i qytetarëve po shërbeheshin me këto shujta, të cilat përmbanin gjellë, sallatë, bukë dhe pemë.

Drejtori i Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj, thotë se për shkak të koronavirusit, tash e tutje shujtat ushqimore do të shpërndahen nga ora 11:00 deri në 17:00, në mënyrë që qytetarët mos të krijojnë tollovi dhe të kenë kohe të mjaftueshme të furnizohen me ushqim.

Kukaj për KosovaPress bëri të ditur se të gjithë personat që po furnizohen me shujta, po regjistrohen në këtë qendër, në mënyrë që nëse vazhdon kjo situatë, do ta shqyrtojnë mundësin që ushqimin t’ia dërgojnë secilit në shtëpi.


“Prej hyrjes në fuqi të këtyre masave të reja nga ana e qeverisë, është dashur ta risistemojmë dhe ta ridizajnojmë, kështu kuzhinën popullore dhe për 2 ditë e kemi pezulluar aktivitetin, ndërsa prej sot e kemi hapur kuzhinën popullore, prej orës 11:00 deri në ora 17:00. Ideja është që brenda këtij orari llogaritët që të gjithë njerëzit mundë të vinë brenda një afati prej 3 ditëve dhe kush do që po vjen të merr shujta te ne, po bëjmë regjistrimin e tyre, që në rast se vazhdojnë këto masa, do ta shqyrtojmë mundësin që ushqimin t’ia dërgojmë deri në shtëpitë e tyre”, thotë Kukaj.

Ndër të tjerash ai bëri të ditur se hapësirat ku shërbehen këto shujta janë të dezinfektuara, derisa theksoi se janë rreth 300 familje që marrin ushqim çdo ditë.

“Zakonisht personat që vinë, janë të obliguar të presin në rend, por në këtë kohë nuk po ka rend që po presin, mirëpo ne kemi gjithmonë staf të angazhuar dhe kemi sinjalizuar hapësirat ku duhet të pritën…Janë diku rreth 300 familje që marrin ushqim çdo ditë në këto pika të shpërndarjes, ku një anëtar i familjes vjen dhe merr ushqim për të gjithë familjen”, deklaroi Kukaj.

Ndryshe, këto shujta do të shërbehen derisa të stabilizohet gjendja në Kosovë.

Lexo edhe

Video