Familjarët thonë se 23-vjeçarja vdiq pasi mori dozën e dytë të vaksinës, sqarohet Klinika Emergjente

Familjarët thonë se 23-vjeçarja vdiq pasi mori dozën e dytë të vaksinës, sqarohet Klinika Emergjente

Familjarët e 23-vjeçares Z.I nga Zabeli i Epërm i Drenasit thanë se ajo ndërroi jetë pasi mori vaksinën kundër COVID-19.

Ndaj kësaj është sqaruar Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) duke thënë se diagnoza e vdekjes së saj ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.


Në sqarimin e klinikës thuhet edhe se familjarët e 23-vjeçares kanë refuzuar obduksionin.

“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga  fshati Zabel i Drenasit, sqaron se,  pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra  e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së  vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar. Menjëherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka  ndërmarrë masat reanimatore,  pacientes i  bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat  tjera mjekësore.  Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente,  pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes  ishte  hemorragjia intraabdominale (   gjakderdhje në bark) , shok hemorragjik. Familjarët kanë  refuzuar abduksionin”, sqarohet Klinika Emergjente në QKUK.

Lexo edhe

Video

error: