Familja Ademaj presin drejtësi nga gjykata, kanë një lutje për ata që kanë informata
Lexohet për: 1 min.
Liridona Ademaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka treguar se ditëve të fundi janë kontaktuar nga shumë persona të cilët kanë ofruar informacione rreth vrasjes së Liridonës, por i ka lutur ata që të gjitha informacionet që i posedojnë t'i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me ata si familje.

Ai ka shkruar në Facebook se hetimet ua kanë besu atyre dhe presin drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

“Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar ai.

Për vrasjen e Liridona Ademjat, është arrestuar bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen, dorasi, si dhe dy persona të tjerë, të cilëve gjykata ua ka caktuar nga një muaj paraburgim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024