Faljet tatimore, flet ministri Murati
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten në një mbledhje elektronike Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

Në komunikatën për media u tha se ndër pikat e këtij projektligji është edhe falja tatimore për vitin tatimor 2023.

Më shumë detaje rreth projektligjit në fjalë ka dhënë ministri i Financave, Hekuran Murati, sipas të cilit tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

“Sot në mbledhjen e qeverisë miratuam projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Siç edhe kemi paralajmëruar, me këtë projektligj tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën ? 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si:

? lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore;

? kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor;

? zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe

? fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka uruar që edhe Kuvendi ta trajtojë projektligjin sa më shpejt në të dyja leximet, në mënyrë që tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bqeveria-miraton-programin-kombetar-per-integrim-evropian-2023-2027/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024