Falimenton kompania e sigurimeve “Kosova e Re”

Banka Qendrore e Kosovës shpalli likuidimin e kompanisë së njohur të sigurimeve “Kosova e Re”. Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se sot bordi ekzekutiv i BQK-së ka marrë vendim t’ia marrë licencën kësaj kompanie të sigurimeve pasi nuk i është përgjigjur kërkesave ligjore në fuqi.

Mehmeti ka treguar edhe për qytetarët të cilën kanë pasur marrëveshje me këtë kompani për sigurime.


“Me qëllim të parandalimit të rreziku të polic-mbajtësve dhe kreditorëve, bordi ekzekutiv i BQK ka marrë vendim për revokimin e licencës së Kosova e re, BQK njofton fton polic-mbajtësit e sigurimeve se sigurimet e tyre mbeten të vlefshme”, tha ai.

Guvernatori Mehmeti bëri me të ditur se vendimi len pa punë 80 punëtorë dhe 60 agjendë të sigurimeve.

Derisa edhe në vitin 2019 kishte falimentuar një kompani e sigurimeve, “Insig”.

Lexo edhe

Video

error: