“Faleminderit 304 herë kapiten”, Drita përshëndetet me Limanin
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Operacioni “fshesa” po vazhdon te skuadra e Dritës, ku tanimë është konfirmuar edhe largimi i tretë nga klubi.

Bëhet fjalë për kapitenin e gjilanasve, Ardian Limani, që pas takimit me drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët, raporton KosovaPress.

Ishte vetë Limani ai cili ka kërkuar largimin nga klubi, ndërsa klubi e ka respektuar vendimin e tij.

“Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin DRITA, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet”, shkroi Drita në njoftimin në faqen zyrtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024