“FAFA Group”- model i hotelerisë dhe turizmit bregdetar shqiptar dhe botëror

Kuzhinat e tri hoteleve, po furnizohen çdo ditë me produkte bio nga shumë fermerë të zonës. Këtu po gërshetohet kuzhina shqiptare me atë ndërkombëtare. Meqë turistët janë pothuajse nga e gjithë bota, ushqimi po u përshtatet preferencave tradicionale të tyre. “FAFA Group” brenda ditës ka kapacitet për 1500 shtretër, ndërkohë që mysafirët e parë janë akomoduar qysh nga fillimi i majit. Aktivitete për fëmijë, muzikë në darkë, pishinë të jashtme dhe të brendshme, SPA, dhe shumë çka tjetër po ofrohen në secilën hotel të “FAFA Group”.

Drejtori i “FAFA Group”, Fatos Cereneshti flet për kapacitetet e hoteleve, derisa bën të ditur se mysafirët e parë janë nga Çekia e Polonia.

“Fafa Group përbëhet nga disa hotele, siç është ‘Grand Blue FAFA’, ‘FAFA Premium’ dhe ‘FAFA Mel Holiday’. Të tre hotelet kanë një kapacitet mbi 1500 shtretër. Sezoni i 2021 besoj që do të jetë një sezon më i mirë se i vitit 2020. Jo ato parametra që kanë qenë viti 2019, siç e shihni sezoni ka filluar, prej fillimit të majit. Po fluturojnë nga Polonia, Çekia dhe besoj që në fund të qershorit do të vijnë edhe grupe nga Evropa”, thotë ai.

Stafi punonjës i hoteleve po kujdeset mirë që t’i përmbahet protokollit të masave anti-COVID. Ndërkohë që turistët kanë mundësi që të shohin edhe vende tjera të bukura të Shqipërisë.

“Fafa përveç akomodimit në hotel dhe masave anti-COVID që prej vitit të kaluar vazhdojnë me ato parametra, stafi është i përgatitur. Për çdo rast pandemie ne jemi të lidhur me institucionet e shëndetit publik për të vepruar sipas protokollit të përcaktuara nga ana e tyre. Përveç akomodimit në FAFA organizojmë edhe toure në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Mund të shëtitësh në Berat, Durrës, Krujë, Shkodër dhe gjithandej”, shprehet ai.


Në kuzhinat e hoteleve, çdo ditë po vijnë produkteve bio nga fermerë të zonës.

“Lidhur me aktivitetet që zhvillohen brenda hotelit, duhet të themi që përveç akomodimit, ushqimit, shërbimit ‘all inclusive’ që mendoj që FAFA është në avangardë me gjithë hotelet tjera sa i përket këtij shërbimi. FAFA është e organizuar shumë mirë në këtë drejtim pasi që përveç kuzhinierëve shqiptarë, kemi kuzhinierë italianë dhe turq, të cilët kanë eksperiencë të gjatë në këtë drejtim. Kemi lidhur dhe kontrata për të pasur shërbime bio me shumë fermerë të zonës, të cilët bëjmë furnizime ditore, jo disa ditore. Kemi aktivitete për fëmijë, muzikë live në darkë. Kemi natën shqiptare ku marrim valltarë dhe grupe të tjera profesionistësh për të argëtuar pushuesit”,

Pasi kosovarët mbajtën në këmbë turizmin në Shqipëri, atyre po u premtohen çmime të përballueshme për të kaluar pushimet në Golem.

“Duhet të themi që çmimet në përgjithësi kanë qenë normale, nuk kemi asnjë lloj tendence për rritje. Ani pse ky vit do të jetë më i mirë se viti që kaloi. Tregu kosovar, jo vetëm për mua por të gjithë ata që merren me turizëm meritojnë një falënderim shumë të madh, pasi që viti 2020 ka qenë i vështirë dhe pothuajse nuk ka udhëtuar asnjë turist as nga pjesa lindore as perëndimore. Kanë qenë të vetmit turistë që e kanë mbajtur të gjallë vitin që kaloi, meritojnë një respekt të veçantë. Përveç se me fjalë, do t’ua përkthejmë edhe me shërbime shumë të mira që ne këtë vit do të shtojmë në hotelet tona”, shton ai.

Meqë interesimi është i madh për akomodim në hotelet e “FAFA Group”, turistëve po u rekomandohet që rezervimet të bëhen qysh më herët.

“Nëse vitet e tjera ne kemi punuar me kontrata me turistë të huaj, përsëri po kthehen kontratat. Kështu që shqiptarët e Kosovës duhet të fillojnë të promotojmë që nga kjo kohë. Pasi ndoshta në korrik dhe gusht do të jetë e pamundur”, përfundon ai.

Video

error: