Pasi doli kandidati më i votuar për të parin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura nga Partia Demokratike ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Nura thotë se me përgjegjësi është angazhuar për të mbrojtur interesat e komunës.
Ai shtoi se mezi pret që të nis angazhimet për punë të mëdha që e presin në komunë.
“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë. Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka shkruar Nura.
Fadil Nura nga PDK në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor fitoi 13 mijë e 123 vota, apo 57,89%.