Facebook, Instagram dhe WhatsApp në telashe
Bota
Lexohet për: 1 min.
Facebook, Instagram dhe WhatsApp në telashe
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Facebook, Messenger dhe Instagram nuk funksionojnë, dhe WhatsApp është gjithashtu në telashe, raportojnë një numër i madh përdoruesish në mbarë botën.

Përdoruesit kanë probleme për t'u identifikuar në Facebook - ata që janë loguar nga llogaritë e tyre nuk mund të hyjnë përsëri dhe ata që tashmë janë identifikuar nuk mund të bëjnë asgjë.

Disa përdorues ankohen gjithashtu se nuk mund të dërgojnë mesazhe në WhatsApp si dhe në Messenger.

Në faqen Downdetector, e cila regjistron probleme me faqet e internetit, shihet se një numër i madh njerëzish raportojnë se Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp janë jashtë funksionit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025