FA Cup/Tottenham e Leicester vazhdojnë tutje
FA Cup angleze i është rikthyer aksionit sot me plot ndeshje të vlefshme këto për raundin e tretë, ku tani kemi mësuar edhe disa skuadra të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje në këtë garë.
Dy skuadra nga Premier Liga angleze nuk kanë lejuar të ketë befasi sot, kurse ndeshjen mes Crystal Palace e Southampton e ka fituar ky i fundit, raporton KosovaPress.
Southamptoni e ka mposhtur si mysafirë Crystal Palace me rezultat të ngushtë 2:1, ndërsa skuadra e Leicester ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Gillingham.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Antonio Contes, Tottenham e cila e mposhti si vendase Portsmouthin me shifrat 1:0.
Ndërkaq, kualifikimin tutje për në raundin e katërt deri tani e kanë siguruar Southamptoni, Leicester City, Preston, Reading, Manchester United dhe Tottenhami.
Më poshtë mund të gjeni rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në kuadër të FA Cup.
Crystal Palace 1:2 Southampton
Gillingham 0:1 Leicester City
Preston 3:1 Huddersfield
Reading 2:0 Watford
Tottenham 1:0 Portsmouth