EXIT POLL-i i Dukagjinit: Prishtina, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Vushtrria e Prizreni në balotazh, Mitrovica e PDK-së dhe Peja e LDK-së

EXIT POLL-i i Dukagjinit: Prishtina, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Vushtrria e Prizreni në balotazh, Mitrovica e  PDK-së dhe Peja e LDK-së

Radio Televizioni Dukagjini dhe Ubo Consulting ka publikuar EXIT POLL-in për zgjedhjet lokale 2021, ku thuhet se në Prishtinë do të ketë balotazh, pasi Arben Vitia ka marrë 43 %, Përparim Rama 27. 8 %, Urna Ismaili 21.9 %, Daut Haradinaj 4.4 % dhe përqindja tjetër kanë votuar për të tjerë.

Sipas këtij EXIT POLL-i, janë intervistuar afër 30 mijë votues në nëntë komunat e Kosovës, ku del se 74.5 përqind kanë vendosur para fushatës se kë do ta votojnë, afër 20 përqind kanë vendosur gjatë fushatës. Kurse, 5 përqind kanë vendosur sot se kë do ta votojnë.

Kjo mostër tregon se në Mitrovicë nuk do të ketë balotazh, pasi sipas rezultateve 53 përqind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë votuar Bekim Hamzën 53 % dhe 34. 50 % Agim Bahtirin.

Valon Feka nga Ubo Consulting duke jap të dhënat e EXIT POLL-i, tha se në Pejë sipas kësaj mostre fiton me 59.8 % Gazmend Muhaxheri. Kurse, në Ferizaj nuk do të ketë balotazh, pasi Agim Aliu ka marrë 65.05 % të votave dhe Valon Ramadani me 23.4 %.


Sipas kësaj mostre në Gjakovë ka balotazh, pasi Ardian Gjini ka marrë 48 %, Mimoza Kusari-Lila 34.1 %.

Ndërsa, në Prizren do të ketë balotazh, ku Mytaher Haskuka me 38.9 %, pastaj Shaqir Totaj me 29.7 %.

Sipas këtij EXIT POLL-i, në Gjilan ka balotazh, pasi Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 46.4 % dhe Alban Hyseni i VV-së ka marrë 40.7 përqind.

 Balotazh do të ketë edhe në Podujevë, pasi Shpejtim Bulliqi ka marrë 46.1 % dhe Ekrem Hysnei 40.4 %.

Lexo edhe

Video

error: