Edhe zyrtarisht ka filluar Kampionati Evropian i xhudos “Bulgaria 2022”, ku Kosova do të përfaqësohet nga katër xhudistë.
E arta olimpike Distria Krasniqi ka zhvilluar luftën e parë deri tani, ku edhe e ka filluar këtë Evropian me fitore, përcjell KosovaPress.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, raundin e parë Krasniqi e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova.
Ndërkaq, tani Distria kualifikohet për në raundin e tretë, ku aty do të përballet me xhudisten nga Franca, Amandine Buchard.