Evropiani i Xhudos, 40 shtete zbarkojnë në Kosovë në muajin dhjetor
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në muajin dhjetor të këtij viti në Kosovë do të organizohet për herë të parë Kampionati Evropian i Xhudos.

Në kuadër të këtij organizimi, sot në Kosovë për vizitë qëndroi Preidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Lazlo Toth me ç’rast u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së, Federatës Evropiane të Xhudos dhe Federatës së Xhudos të Kosovës.

Më këtë rast ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku tha se përmes këtij kampionati, Kosova do të ketë përfitime direkte në përmirësimin e infrastruktuës dhe përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/vazhdon-shtrirja-e-sportit-te-xhudos-ne-gjithe-kosoven/

“Sukseset e xhudistëve të Kosovës nëpër botë janë të mëdha dhe emocionet që na i dhurojnë nëpër gara ka ardhur koha që edhe në shtetin tonë.  Më 16 dhjetor sivjet Prishtina për herë të parë do të jetë nikoqire e kampionatit të hapur evropian të xhudos. Pra shteti ynë do ta pres një ngjarje shumë të madhe sportive në bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Kosovës dhe me Federatën Evropiane të Xhudos...Përfitimet e Kosovës përmes këtij organizimi do të jenë direkte dhe në shumë aspekte. Përmes kësaj gare po i sjellim të paktën 40 shtete evropiane në Kosovë, po e konsolidojmë imazhin shtetëror në arenën ndërkombëtare, po e përforcojmë përkatësinë dhe identitetin shtetëror dhe po besojmë shumë që kjo ngjarje do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e infrastrukturës fizike.”, tha Çeku.

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka tha se kjo do të jetë ngjarja më e madhe që do të zhvillohet në Kosovë në këtë vit, derisa shprehu gatishmërinë që ngjarje të tilla të organizohen edhe viteve të ardhshme në Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/driton-kuka-reagon-per-rezultatet-ne-boterorin-e-xhudos/

Presidenti i Federatës Evropianë të Xhudos Lazlo Toth tha se ndihet krenar që Kosova do të jetë organizatore ë këtij kampionati derisa ka lavdëruar xhudistët e Kosovës për sukseset e arritura në garat ndërkombëtare.

https://kosovapress.com/admin/kampionati-evropian-i-xhudos-ne-kosove-ceku-ngjarje-boterore-qe-do-te-sjelle-promovim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024