Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Evropa përshpejton ritmin e vaksinimit

Evropa përshpejton ritmin e vaksinimit

​Europa vë plotësisht në punë motorët e vaksinimit, dhe përpiqet të kapë ritmin e humbur. Gjatë kësaj jave, gjermania trefishoi aplikimin e dozave ditore, duke tejkaluar kuotën e700 mijë vaksinimeve në 24 orë. Gjithashtu Franca tejkaloi çatinë e 500 mijë injektimeve në një ditë, sic bëri të ditur me krenari ministri i shëndetësisë Olivier Veran.

Edhe në Spanjë po fryn erë ndryshimi. Nga 277 mijë vaksina të aplikuara të martën, të premten shifra arriti në 450 mijë. Për përshpejtimin e fushatës së imunizimit, 10 spitale janë kthyer në qendra vaksinimi e gjithashtu pallati i sportit në kryeqytet. Megjithatë disponueshmëria e kufizuar e dozave do ta bëjë të vështirë ruajtjen e ritmit të shpejtë, raporton ATSh.


Një serë vendesh kanë kufizuar përdorimin e vaksinës së AstraZenca-s vetëm te personat mbi 55 ose mbi 60 vjeç, e shumë qytetarë po refuzojnë vaksinën mes frikës për mpiksje gjaku. Me bllokadat ndaj vaksinës britaniko-suedeze, shtyrjen e aplikimit të Johnson and Johnson dhe dërgesat e kufizuara të Pfizer, situata nuk duhet shumë premtuese.

Për të mbushur mungesat, Gjermania ka kthyer sytë nga rusja Sputnik V, e cila ende nuk ka marrë dritën jeshile nga EMA, ndërsa Moska njoftoi se do t’i japë Berlinit 20 milionë doza nga korriku deri në shtator ndërsa për të gjithë Bashkimin Evropian, Rusia ka 50 milionë doza në dispozicion.

Siç raportohet, Komisioni Europian është i gatshëm të sigurojë 1.8 miliardë doza të një vaksine të vetme, të prodhuar në Europë, e që pritet të shpërndahet vitin e ardhshëm.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: