Evertoni lë dramën për pjesën e dytë kundër Crystal Palace, siguron mbijetesën në Premier Ligë

Evertoni lë dramën për pjesën e dytë kundër Crystal Palace, siguron mbijetesën në Premier Ligë

Ka përfunduar ndeshja dramatike mes skuadrës së Evertonit dhe asaj të Crystal Palace, ku nikoqirët kanë siguruar edhe një sezon tjetër në Premier Ligë.

Përgjatë 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Goodison Park” u shënuan përplot pesë gola, ku skuadra e Evertonit e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Crystal Palace.

Evertoni e mbylli pjesën e parë në deficit prej dy golave, por arriti që ta përmbysë rezultatin në pjesën e dytë duke shënuar tre gola, përcjell KosovaPress.


Golat për skuadrën e Crystal Palace i shënuan Mateta në minutën e 21’ dhe Ayew në minutën e 36’, kurse heronjtë e Evertonit ishin Keane me golin e tij në minutën e 54’, Richarlison i cili barazon rezultatin në 2:2 në minutën e 75’ dhe Calwert-Lewin që shënon golin e fitores në minutën e 85’.

Me këtë fitore, Evertoni siguron mbijetesën në Premier Ligë, ku tani renditet në vendin e 16 me 39 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm, Crystal Palace, që zë vendin e 13 me 45 pikë.

Rezultat final i ndeshjes është 3:2 në favor të Evertonit.

Lexo edhe

Video