Everton-Arsenal, formacionet e mundshme

Everton-Arsenal, formacionet e mundshme

Xhiro e 15-të e Premier Ligës së Anglisë do të kompletohet sot me ndeshjen shumë interesante ndërmjet Evertonit dhe Arsenalit që zhvillohet në stadiumin “Goodison Park” me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e Rafael Benitez po kalon nëpër një periudhë të errët të rezultateve në këtë edicion duke mos e shijuar fitoren në pesë ndeshjet e fundit ku ka vetëm një barazim dhe katër humbje, kurse ajo e Mikel Artetas së fundi pësoi disfatë në derbi ndaj Manchester United, transmeton KosovaPress.

Arsenali momentalisht është në vendin e shtatë në tabelë me 23 pikë, kurse Evertoni renditet i 16-ti me vetëm 15 pikë pas 14 ndeshjeve.


Në radhët e Arsenalit mungon anësori Sead Kolasinac kurse janë në dyshim edhe Leno dhe Granit Xhaka.

Këto janë formacionet e mundshme:

Everton: (4-4-1-1): Pickford; Coleman, Godfrey, Keane, Digne; Townsend, Allan, Doucoure, Gordon; Gray; Richarlison

Arsenal: (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Lokonga; Saka, Odegaard, Martinelli; Aubameyang

Lexo edhe

Video

error: