Europol shkatërron rrjetin kriminal, operacion në 11 shtete

Europol shkatërron rrjetin kriminal, operacion në 11 shtete

Kokainë, hashash e metamfetaminë: autoritetet në 11 vende u bënë bashkë për një mega-operacion që shënjestroi njërin prej rrjeteve më të rrezikshme kriminale të kontinentit te vjeter, sipas Europol dhe Eurojust.

“Një sërë organizatash po bashkëpunonin në aktivitete poli-kriminale të një shkalle të gjerë brenda dhe jashtë BE-së, të cilat përfshinin vec narkotikëve, edhe pastrimin e parave”, thuhet në deklaratën e e përbashkët të dy agjencive të rëndësishme europiane me seli në Hagë.

“Shkalla e trafikut të drogës, e atribuar këtij rrjeti është gjigande, me një aktivitet të raportuar në tre kontinente. Gjatë operacionit të koordinuar mes dy agjencive tona, u kryen rreth 100 kontrolle në të gjithë Europën, me në fokus krerët dhe bashkëpunëtorët e këtyre organizatave kriminale.”


Nëntë persona u arrestuan në Francë, mes të cilëve rus dhe një lituanez të cilët jetojnë në Côte d’Azur. Pikerisht, këta dy individë dyshohen si “vendimmarrësit” e një rrjeti shumë të rëndësishëm trafikimi kokaine dhe kanabisi drejt Rusisë.

Po këtu u ndaluan dhe 7 persona të tjerë e u sekuestruan objekte luksi me vlerë mbi 500 mijë euro, si dhe pasuri të paluajtshme. Rrjeti ishte i struktruar ne forme biznesi, me grupe të ndryshme kriminale dhe ndërmjetës që punonin së bashku përtej kufijve për të kontrolluar të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës, nga organizimi i dërgesave të mëdha e deri te shpërndarja anekënd Europës e më gjerë.

I lidhur dhe me organizata të mëdha të trafikut të drogës jashtë BE-së, ai operonte në Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Francë, Gjermani dhe Sllovaki. Ngarkesat e drogës janë gjetur në mënyrë të vecantë  në anije dhe kamionë, të fshehura mirë nëpër kompartimente.

Lexo edhe

Video