Europa League, Lazio sfidon Marseille, Napoli për fitoren e parë ndaj Legias

Europa League, Lazio sfidon Marseille, Napoli për fitoren e parë ndaj Legias

Në fushë kthehet edhe Europa League, për ndeshjet e treta në fazën e grupeve.

Vëmendja do të jetë e gjitha e përqendruar te dy prej sfidave më të forta, ku Lazio do të presë në shtëpi Marseille dhe Napoli luan me Legia.

Pas fitores së fundit me Lokomotiv Moscow, lacialët synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, por edhe Marseille nuk do të humbasë terren.

Në anën tjetër, Napoli kërkon fitoren e parë në Evropë dhe duhet të mposhtë Legian e shqiptarëve Muçi, Çelhaka e Kastrati, që kryeson Grupin C me pikë të plota.


Përballje interesante edhe ato ndërmjet Eintracht Frankfurt e Olympiakos por edhe PSV Eindhoven-Monaco e Sparta Pragha-Lyon.

Në Conference League, Roma do të përballet me Bodo Glimt. Verdhekuqtë po dominojnë Grupin C dhe synojnë ta mbyllin sa më shpejt çështjen e kualifikimit.

Një prej ndeshjeve më të rëndësishme është ajo që do të luhet në Holandë, ndërmjet Vitesse dhe Tottenham. Anglezët kryesojnë Grupin G, me 4 pikë, por me një humbje rrezikojnë të zbrisin menjëherë në vendin e tretë.

Në ndeshjet e tjera, FC Copenhagen luan me PAOK, Feyenoord pret Union Berlin ndërsa Basel sfidohet nga Omonia.

Lexo edhe

Video

error: