Eurodeputeti austriak: Ide e gabuar vendosja e masave ndaj Kosovës
Lexohet për: 1 min.
mandl-foto
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka qenë e gabuar dhe se duhet të ketë përpjekje për tejkalim të tyre. Sipas tij, të njëjtat po bllokojnë shumë zhvillime brenda Kosovës, në fushën e arsimit ekonomisë dhe të shëndetësisë. Po ashtu, Mandl tha se ndërmjetësimi i dialogut Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian duhet të jetë më i mirë dhe se do të angazhohet për një gjë të tillë.

Krahas kësaj, Mandl nënvizoi se Kosova duhet të angazhohet më shumë në forcimin e partneritetit me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë.Ndërkaq, potencoi angazhimin e tij si deputet në Parlamentit Evropian në kërkesat ndaj Komisionit Evropian për ndryshim të politikave në Ballkanin Perëndimor.

Këto komente eurodeputeti austriak i bëri para gazetarëve pas pjesëmarrjes të hënën në konferencën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025