Eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Zubin Potok
Lajme
Lexohet për: 3 min.
DONIKA
1 orë më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka diskutuar për sulmin terrorist në kanalin e ujor të Ibër-Lepencit në varagë të Zubin Potokut.

Kryetari i këtij komisioni, David McAllister, shprehu shqetësimin e Parlamentin Evropian për sulmet e fundit në veri të Kosovës, teksa rikujtoi se PE  ka dënuar fuqishëm këto akte, që tha se e destabilizojnë Kosovën.

Ndërkohë, disa deputetë të Parlamentit Evropian, edhe pse kanë shprehur solidaritetin me Kosovën, dhe disa prej tyre kanë kërkuar hetim ndërkombëtar.

Eurodeputeti nga Austria, Thomas Waitz kërkoi një hetim ndërkombëtar të rastit shpërthimit në kanlain ujorë në Varagë të Zubin Potokut.

“E mirëpres faktin që Serbia ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e hetimit, por e mbaj mend që edhe pas Banjskës e kanë thënë të njëjtën gjë, por që nuk ka ndodhur asgjë më tutje. Duhet të shihet se kush është përgjegjës. Qeveria serbe duhet ta theksoj se shumë nga ata janë në Serbi, janë të komunitetit serb dhe normalisht kanë marrë një orientim ekstremist dhe kjo duhet të theksohet edhe në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur. Unë pres që Qeveria e Serbisë të shpreh gatishmërinë të luftojë këta terroristë edhe brenda territorit të Serbisë”, theksoi ai.

Pas fjalimit të kryediplomatës nga Kosova, Donika Gërvalla, eurodeputeti nga Gjermania Michael Gahler theksoi se prezantimi është goxha tronditës por edhe i qartë.

“Të gjithë kemi arsye për të reflektuar mbi këtë situatë, dhe të gjitha vrojtimet që patët mbi atë që ka ndodhur. Kur ta kemi presidentin Vuçiq në Bruksel nesër, do të shohim si do të reagojë. Duhet të shohim se çfarë ka ndodhur. Sigurisht se duhet të kontrollohen të gjitha dokumentet, megjithëse mund të jetë e vështirë të kuptohet çdo gjë. Janë bërë pretendime goxha serioze, por pyetja e parë do të ishte çfarë provash tashmë janë vënë në dispozicion në mbështetje të këtyre pretendimeve apo akuzave. Besoj fuqimisht se edhe organi ekzekutiv siç është Komisioni Evropian do të duhej t’i merrte këto gjëra shumë seriozisht”, theksoi Gahler.

Ndësa, pas fjalimeve të eurodeputetëve të pranishmëve iu ka adresuar sërish kryediplomatja Gërvalla. Ajo ka rikujtuar se pas sulmit në Varagë, Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, në fjalimin e saj tha se Serbia edhe pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, që parashikon koordinimin e politikës së jashtme. Kush e koordinon kë, është krejtësisht e qartë.

https://kosovapress.com/gervalla-serbia-e-ka-portofolin-ne-bruksel-e-zemren-ne-moske

https://kosovapress.com/rendesia-e-liqenit-te-ujmanit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024