Euro 2025/ Kosova U21 mëson kundërshtarët

Euro 2025/ Kosova U21 mëson kundërshtarët

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Sllovakia 2025” për grupmoshën deri 21-vjeç. Kombëtarja e Kosovës U21 është përfshirë në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia. Ky cikël kualifikues fillon në muajin mars, derisa përmbyllet në muajin tetor të 2024-s.

Ndeshjen e parë Dardanët U21 e luajnë kundër Estonisë, më 20 qershor në shtëpi. Kjo është hera e dytë që Kosova U21 do të përballet me Gjermaninë dhe Izraelin, ngase për herë të parë me këta dy kundërshtarë është ballafaquar edhe në ciklin kualifikues Euro 2019.


“Larg asaj për të nënçmuar ndonjë ekip, por mendoj se jemi në situatë për t’u mos ju frikësuar asnjë kombëtareje. Ne do të bëjmë më të mirën. Shpresoj të mos kemi lëndime dhe ta kemi grupin e shëndoshë, duke insistuar të luftojmë për një pozitë sa më të mirë. Duhet ta dimë se kualifikimet e fundit na e kanë bërë punën më të vështirë sepse kemi rënë në vazon e pestë.

Pra, e theksoj edhe një herë as nuk e nënçmojmë askënd dhe as nuk i frikësohemi askujt. E kemi një grup të mirë të futbollistëve. Shpresoj që ata të kenë minutazh më të madhe në klubet e tyre. Jam mëse i bindur se do të kalojmë mirë në këtë grup”, ka theksuar pas shortit përzgjedhësi i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani.

Lexo edhe

Video