Euro 2024: Portugalia siguron kualifikimin, fiton bindshëm kundër Turqisë
Lexohet për: 1 min.
14-Euro 2024
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Grupit F të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Turqisë dhe Portugalisë, ku kjo e fundit ka siguruar plasmanin në 1/8-ën e finales së këtij turneu. 

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Portugalia e ka mposhtur me rezultat bindës 3:0 Kombëtaren e Turqisë, raporton KosovaPress.

Një autogol nga Samet Akaydin (minuta e 28’) dhe golat nga Bernardo Silva (minuta e 21’) dhe Bruno Fernandes (minuta e 56’), i siguruan sot fitoren Portugalisë.

Me pikët e reja, Portugalia kryeson Grupin F me gjashtë pikë, tri sosh më shumë se Turqia në vendin e dytë, kurse Çekia dhe Gjeorgjia zënë pozitat tre dhe katër me nga një pikë.

Rezultati final, 3:0 në favor të Portugalisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024