Euro 2024: Formacionet zyrtare të Belgjikës dhe Rumanisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “RheinEnergieStadion” i Koln do të jetë nikoqir i ndeshjes së Grupit E të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Belgjikës dhe Rumanisë.

Kombëtarja e Belgjikës e nisi me humbje Euro 2024 kundër Sllovakisë me shifrat 1:0, kurse Rumania në xhiron e parë e mposhti Ukrainën 3:0, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Rumania kryeson Grupin E me tri pikë, aq sa kanë edhe Ukraina e Sllovakia në vendin e dytë dhe tretë – por me nga një ndeshje më shumë të zhvilluar, kurse Belgjika zë vendin e fundit me asnjë pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin nëntor të vitit 2012, ku asokohe Rumania e mposhti Belgjikën 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Belgjika (3-4-3): Casteels; Vertonghen, Faes, Castagne; Theate, Onana, Tielemans, Doku; Lukebakio, Lukaku, De Bruyne

Rumania (4-1-4-1): Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; Marin; Man, Marin, Stanciu, Mihaila; Dragus

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024