Kanë përfunduar që të dy ndeshjet e Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024, ku tanimë janë mësuar kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin tutje.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, Franca barazoi me Poloninë 1:1, me golat që u shënuan nga Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski, raporton KosovaPress.
Me pikët e reja, Austria e mbyll Grupin D si lidere me gjashtë pikë, një më shumë se Franca në vendin e dytë, kurse Holanda zë vendin e tretë me katër pikë, ndërsa Polonia në vendin e fundit me një pikë.
Austria dhe Franca kualifikohen tutje, ndërsa Holanda është në pozitën e parë në tabelën e kombëtareve më të mira që pozicionohen në vendin e tretë, dhe ka shumë gjasa që të kualifikohet tutje.
Holanda 2:3 Austria
Franca 1:1 Polonia