Euro 2020; Hungari-Portugali, të rejat e fundit rreth formacioneve

Euro 2020; Hungari-Portugali, të rejat e fundit rreth formacioneve

Portugalia do të synoj që të fitoj për të dytën herë radhazi Kampionatin Evropian këtë verë, ku do të hapin sot kampanjën e Euro 2020 me përballje kundër Hungarisë në Budapest.

Portugezët do të kërkojnë fitoren me çdo kusht kundër Hungarisë që të fillojnë këtë Euro 2020 në mënyrën më të mirë, ku tre pikët janë të rëndësishme pasi gjenden në Grupin F, ndryshe të njohur si “Grupi i vdekjes” me Kombëtaren e Francës dhe atë të Gjermanisë.

Të dy kombëtaret janë përballur tetë herë kundër njëra tjetrës, ku Portugalia ka regjistruar gjithsej shtatë fitore, dhe vetëm një herë janë ndarë me barazim, përcjell KosovaPress.

Statistikë interesante për Portugalinë është që në 11 ndeshje të Evropianit nuk ka asnjë humbje, ecuri kjo e dytë më e mirë në histori, duke regjistruar katër fitore dhe shtatë barazime.

Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë mbrojtësi i krahut të djathtë i Portugalisë Joao Cancelo, i cili nuk do mund të paraqitet për shkak të një problemi shëndetësor.


Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Hungaria (3-5-2): Gulacsi; Fiola, Orban, Attila Szalai; Lovrencsics, Kleinheisler, Nagy, Schafer, Holender; Sallai, Adam Szalai

Portugalia (4-3-3): PatrIcio; Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro; Danilo, W Carvalho, Fernandes; Bernardo, Ronaldo, Jota

Grupi F

18:00 Hungaria – Portugalia (Stadiumi Puskas Arena-Budapest)

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.