Euro 2020: Datat, stadiumet dhe çiftet e çerekfinales

Euro 2020: Datat, stadiumet dhe çiftet e çerekfinales

Fitorja e Anglisë kundër Gjermanisë në stadiumin “Wembley” të Londrës rezultoi që në çerekfinale “Tre Luanët” të përballen me Ukrainën.

Raheem Sterling regjistroi golin e tij të tretë në këtë kampionat, ndërsa kapiteni Harry Kane shënoi golin e tij të parë, duke ia siguruar një fitore solide Anglisë kundër gjermanëve, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, Ukraina e befasoi Suedinë, me rezultat të ngushtë 2:1 në “Hampden Park” Glasgou, duke siguruar kështu biletën në çerekfinale.

Këto ishin dy ndeshjet e fundit të raundit të eliminatoreve, dhe me konfirmimin e dy kombëtareve që janë kualifikuar, tanimë janë bërë publike datat dhe stadiumet se ky do të zhvillohen ndeshjet e fazës së çerekfinales.

Më poshtë i gjeni të bashkangjitura çiftet e çerekfinales së Euro 2020, së bashku me datat dhe stadiumet.


E premte, 2 korrik

18:00 Zvicra – Spanja (Stadiumi Gazprom Arena-Shën Petersburg)

21:00 Belgjika – Italia (Stadiumi Allianz Arena-Munih)

E shtunë, 3 korrik

18:00 Çekia – Danimarka (Stadiumi Baku Olympic-Baku)

21:00 Ukraina – Anglia (Stadiumi Olimpico-Romë)

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.