Euro 2020/ Befasia e madhe tashmë ka ndodhur, njëra nga Danimarka ose Çekia do të luajë në gjysmëfinale

Euro 2020/ Befasia e madhe tashmë ka ndodhur, njëra nga Danimarka ose Çekia do të luajë në gjysmëfinale

Kampionati Evropian i futbollit Euro 2020 është duke shkuar drejt fazës finale dhe situata po bëhet gjithnjë e më interesante.

Tashmë ka filluar kompletimi i fazës çerekfinale të këtij kampionati dhe nuk mungojnë befasitë edhe pse janë zhvilluar vetëm tri sfida deri më tani, përcjellë KosovaPress.


Surpriza më e madhe erdhi në ndeshjen e së dielës ku Republika e Çekisë e mposhti me rezultat 2-0 Holandën duke kaluar në çerekfinale.

Kundërshtari i radhës i Çekisë do të jetë Danimarka që paraprakisht e eliminoi Uellsin me rezultat të thellë 4-0.

Pra, ajo që është e sigurt është se njëra nga këto dy kombëtare do të luajë në gjysmëfinalen e Euro 2020.

Lexo edhe

Video