EULEX: Gjykatat të komunikojnë me fjalë të thjeshta vendimet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë aktive dhe proaktive, u tha në diskutimin lidhur me përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka nënvizuar domosdoshmërinë që gjykatat të komunikojnë në gjuhë të thjeshtë vendimet që merren nga vet ky institucion. Gjatë së hënës janë ndarë edhe përvojat e Maqedonisë së Veriut, në themelimin e Këshillit Gjyqësor Medial, përbërja e të cilit është nga gazetarë e gjyqtarë.

Shefja e zyrës për shtyp dhe informim publik dhe zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana ka thënë se vetëdijesimi i punës së gjykatave është i domosdoshëm.

Më tej, ajo ka shtuar se publiku në disa raste shpall dikë fajtor, pa ndodhur një gjë e tillë.

Tutje, Andrej Bozhinovcki, i cili është asistent i doktoraturës në Fakultetin Juridik në Zagreb ka prezantuar Këshillin Gjyqësor-Medial të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se para themelimit të këtij kësaj trupe, gazetarët nuk kanë pasur qasje në gjykata dhe kanë hasur në vështirësi për të marrë përgjigje nga zëdhënësit.

Ish-koordinatori i këtij projekti theksoi se janë mbajtur trajnime se si të shkruhet një komunikatë e qartë më pak se një faqe. Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë hapje te dialogut mes gjyqtarëve dhe gazetarëve.

Diskutimi me temën “Përmirësimi i komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat”, ka vijuar edhe me dy panele të tjera nga gjyqësori dhe gazetarët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024